Abalora, portieri i ri i AF Elbasanit

Goditje efikase, portieri i kombëtares ganeze Razak Abalora i është bashkuar verdhebluve

Ndërsa sot dhe nesër zhvillohet java e tretë, Abissnet Superiore numëron orët e fundit të merkatos së kësaj vere.

Në këtë prizëm, AF Elbasani ka bërë goditjen e rradhës. Me këmbënguljen e trajnerit Roberto Bordin, i cili kërkonte me patjetër një portier pas largimit të italianit Xhuzepe Agostino për shkak dëmtimi, është arritur akordi me një portier të huaj me mjaft eksperiencë .

Sipas burimeve zyrtare nga “AF Elbasani” bëhet me dije se portieri i kombëtares ganeze, Razak Abalora (27 vjeç, 194 cm i gjatë) i është bashkuar verdhebluve. Së fundi portieri nga Gana ka mbrojtur portën e Petrokub në kampionatin moldav.

Ai gjithashtu ka mbrojtur edhe portën e Sherif Tiraspolit me të cilën ka fituar tre tituj kampion dhe po kaq Kupa. Portieri ganez ka fituar titullin kampion dhe trofeun e Kupës me trajner Roberto Bordin ku italiani drejtonte Sherif Tiraspol në Moldavi teksa te ky klub është aktivizuar pak kohë më parë kavajasi Regi Lushkja./Fatmir Popja/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!