Ujka te Egnatia, mesfushori garanton…ekuilibër

  • Serxhio Ujka ishte shumë pranë Dinamo Sitit në janar. Më pas shtatlarti kurbinas “eci” mes kontraditave me klubin për të rënë në ‘gjahun’ e Egnatias. Drejt tij ka patur inters edhe nga Tirana, Partizani e Ukraina.

Egnatia bën goditje të rëndësishme Nisur që nga edicioni i kaluar teksa klubi rrogozhinas kishte nisur tratativat për kurbinasin më në fund i’a ka dalë të bëjë të tijin njërin nga lojtarët më të kompletuar në Superiore.

Serxhio Ujka teksa tre ditë më parë mbushi 26 vjeç, shquhet për dinamizëm në mesfushë. Ai luan si numër 6 apo 8 e herë herë shfaqet dhe si golashënues./Sportiim.al/

Egnatia shkruan:

Përshendetje: Klub Futboll Egnatia njofton se në “Bordin e avionit të kampionëve” ka firmosur një luftëtar i ri. Serxho Ujka ka firmosur për 3 sezone me klubin tonë. Ishte presidenti Agim Demrozi që plotësoi deri në fund të gjitha detajet e kësaj marrveshje me KF Laçin. Welcom Serxho Ujka

Ndërkohë më herët Egnatia njoftoi huazimin e lituanezit Lubas.

KF Egnatia njofton se ka arritur marrëveshjen me FC Ferizaj për huazimin e futbollistit Jouzas Lubas. Lubas do të mbroje fanellën e FC Ferizaj përgjatë sezonit futbollistik 2024-2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!