U nda me Hajduk, Perisiç drejt Monzës

Kroati i njohur Ivan Perisiç mund të kthehet në Itali. Anësori 35 vjeçar i cili u rikthye në vendlindje në janar pas eksperiencës te Totenhem, në fakt është në negociata me Monzën, siç raporton Sky.

Klubi i Monzës po punon të mbyllë marrëveshjen në minutën e fundit. Perisiç sapo është shkëputur përfundimisht nga Hajduk Split që drejtohet nga trajneri Xhenaro Gatuzo.

Me gjasë ai duhet të arrijë në Itali mbi bazën e një kontrate vjetore e kushtëzuar me pagë të ulët. Galiani si gjithnjë di t’i bëjë gjërat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!