Teuta godet dy herë, vijnë Mingos e Toma

Teuta e Durrësit afroi sot dy futbollistë. I pari Theodhori Mingos me njohje të ‘vjetër’ teksa ka luajtur sezonin e kaluar te Kukësi ndërsa i dyti vjen nga Albinolefe në inferiore Itali (Serie C).

Njoftimi i parë:

Mirësevjen Thodhori Mingo

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Thodhori Mingo është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin 26 vjeçar, i cili vjen te Teutës pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Kukësit

KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit Mingo dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë .

Njoftimi i dytë:

KF Teuta njofton arritjen e marrëveshjes me klubin italian, Albinoleffe, për huazimin e sulmuesit Rrok Toma. Tashmë Toma do të jetë pjesë e organikës së Teutës, pas eksperiencës me ekipin e Albinolefes. Toma është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë kombëtar U-21 dhe bëhet një tjetër afrim cilësor i kësaj moshe te Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!