Seferi shkon në ‘Bodrum’, shqiptarë të shumtë në Turqi

Taulant Seferi, ka firmosur sot me skuadrën e Bodrum në Superligën turke. Për ish sulmuesin e Tiranës ka një kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Mësohet se për sulmuesin kuqezi të listuar sot nga Silvinjo për ndeshjet e Shqipërisë në Nations League, klubi i tij i ri shpenzoi 1.5 milionë euro për transferimin e tij nga klubi ukrainas i Vorskla Poltava.

Shqiptari i Maqedonisë ishte i huazuar sezonin e kaluar te Bani Jas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!