De la Fuente me risi, Spanja liston 5 të rinj

Tekniku kampion Europe 2024 Luis de la Fuente, zgjedh një orë mësimi me fëmijë për të prezantuar listën e Spanjës për ndeshjet e Nations League.

Kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, rikthehet në fushë për ndeshjet e Ligës së Kombeve të planifikuara gjatë shhatorit 2024.

Skuadra e Luis de la Fuente do të përballet me Serbinë në Beograd më 5 shtator, ndërsa të dielën më 8 shtator do të udhëtojë drejt Gjenevës për të luajtur kundër Zvicrës.

Ka disa ndryshime në krahasim me skuadrën që triumfoi në Gjermani. Përveç mungesave të detyruara të Unai Simón dhe Morata, për shkak të dëmtimit dhe të Hezus Navas, i cili dje i dha lamtumirën kombëtares, nuk do të jetë as Naço për një zgjedhje teknike. Në vend të tyre janë thirrur Mingueza, Pau Torres, Pepelu, Aleks García dhe Zheremi Pino.

Lista e Spanjës:

Portierë: Raya, Remiro, Robert Sánchez.

Mbrojtës: Carvajal, Mingueza, Le Normand, Vivian, Laporte, Pau Torres, Cucurella, Grimaldo.

Mesfushorët: Rodri, Zubimendi, Pepelu, Fabián, Aleix García, Dani Olmo, Pedri.

Sulmues: Lamine Yamal, Ferran Torres, Nico Williams, Yeremy Pino, Oyarzabal, Ayoze, Joselu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!