Drita i luan të gjitha, sot për historinë në “Fadil Vokrri”
Ka një skuadër shqiptare ende në konkurim në Europa Conference League që mund të bëjë “dritë”. Sot në “Fadil Vokrri”; Drita- Legia Varshavë.
Këtë mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00, Drita e trajnerit Zekirije Ramadani me misionin e vështirë të përmbysë polakët e Legia Varshavë me të cilin në të vajtjes së fazës Play Off u mund 2-0.
Gjithësesi në kampin gjilanas ndihen optimistë se edhe ndaj një ekipi me potenciale të mëdha mund t’ja dalin.
Enkas për këtë ndeshje, e cila mund ta dërgojë Dritën për herë të parë në fazë grupesh, interesimi i tifozëve është i madh. Mediat kosovare raportojnë se deri tani janë shitur afro 7 mijë bileta.
Ndërkohë klubi prej ditësh ka publikuar çmimet e biletave:
Çmimet e biletave janë: * Veri: 2€* Lindje: 5€* Perëndim: 10€* VIP: 20€ /Sportiim.al/