Tirana e Shkëmbit bind, prova e radhës vendos…objektivin sezonal

…ajo që nuk shkon te 26 herë kampionët e vendit lidhet me stadiumin e tyre. Heshtje që “vret”.

Tirana e Bledi Shkëmbit pas dy transfertave të vështira në Laç e Shkodër (dy barazime 0-0,2-2) do të rikthehet të luaj një ndeshje në shtëpi.

Në fakt edhe kjo përballje kalendarike me Egnatian (të dielën 1 shtator) pritet të zhvillohet jashtë (në “Niko Dovana” Durrës) mirpo tema mbetet gjetkë. Bardheblutë të ‘tjetërsuar’ gjatë merkatos së verës, kanë surprizuar me atë që kanë prodhuar në fushë. Lojë me koncept, stabilitet, raste, gola e shtylla.

Vjet Tirana e renditur e pesta ishte skuadra që i mori 7 pikë kampionëve në fuqi madje duke e thyer ekipin e Edlir Tetovës dy herë në Rrogozhinë me shifra të frikshme (0-5 e 0-3).

Sidoqoftë grupi aktual bardheblu (13 afrime e 11 largime) duket në udhë të mbarë. Paçka se kapiteni Përgjoni qëndron jashtë (i dëmtuar) dhe Latifi që ende nuk dihet nëse qëndron apo ikën.

Në duelin me bardhezinjtë kurbinas linja e djathtë ishte thuajse perfekte me Arhan e Abel. Paraqitje dinjitoze e Jonuzit në mesfushë por edhe për futbollistë si Soler, Kola, Ismaili.

Te sfida me shkodranët përpos tyre spikatën Prengaj e Zharmoni në sulm por kjo Tiranë duket se nuk ka pika të dobëta. Testi me Egnatian pritet të japë përgjigjet definitive./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!