Shuarja e Erikson, reagon Meloni: La gjurmë të pashlyeshme në futboll

Sven Goran Erikson është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ish-trajneri i Anglisë dhe shumë skuadrave në Serinë A si Lacio, Roma, Fiorentina e Sampdoria, por dhe të Benfikës, Sitit e Lieçester si dhe të përfaqësueseve të Meksikës e Bregut të Fildishtë vuante prej kohësh nga kanceri në pankreas. 

Suedezi u bë trajneri i parë i huaj i ekipit të futbollit të Anglisë në vitin 2001-2026 por pa mundur dot të kapë një trofe.

Për humbjen e Erikson ka folur edhe Kryeministrja e Italisë Xhorxha Meloni:

Kryeministrja: “ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e futbollit, duke drejtuar edhe stolat e Romës, Fiorentinës, Sampdorias dhe Lacios në karrierën e tij të gjatë, me të cilin fitoi një Scudetto historike”.

Janarin e kaluar – shkruan kryeministrja në rrjetet sociale – ai njoftoi se kishte kancer pankreatik në fazë terminale, sëmundje që e përballoi me guxim dhe humanizëm të madh. Një mendim për familjen dhe të dashurit e tij. U prefsh ne paqe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!