Klasikja pa fitues, Partizani mësyn në fund

Vllaznia- Tirana 2-2 (Balaj 55′ (P), 78″ / Ualid Zharmoni 22′, Ismajli 75′)

Partizani- Skënderbeu 2-1 (Rrapaj 15′, Mehmeti 90+3’/ Rabiu 51′)

Shkodër:

Vllaznia- Tirana nisi me 30 minuta vonesë për shkak të problemeve tenike të VAR ndërsa në fushë bardheblutë surprizuan që në 22 teksa kaluan përpara. Para afro 5 mijë tifozëve Vllaznia përgjigjet në pjesën e dytë kur Balaj shdërroi në gol një penallti të ardhur nga ‘VAR’.

Sërish bardheblutë kalojnë në avantazh kur luhej e 75’ta me Ismajlin ndërkohë që tre minuta më vonë kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj shënon një supergol për 2-2 final. Për tu evidentuar, Tirana goditi 3 herë shtyllën në këtë takim.

Tiranë:

Ndërkohë Partizani i’a doli në frymën e fundit ndaj një Skënderbeu ambicioz. Kryevepra e Rrapajt në të 15′-ën u duk se do të inicionte një lojë dhe rezultat të qartë për të kuqtë por me kalimin e minutave korçarët përmbysin raportet e lojës në fushë dhe vetëm paraqitja e shkëlqyer e portierit Qirko i’u mohoi golin.

Ai do të vinte në pjesën e dytë ndërsa në 51′ Rabiu realizon një tjetër gol ‘kartolinë’ në këtë takim duke barazuar 1-1. Mirpo vetë mesfushori juglindor do të kthehej protagonist për keq kur mori kartonin e dytë të verdhë dhe në të 84′ la Skënderbeun me një lojtar më pak.

Partizani u përgjigj në kohën shtesë teksa një tjetër gol i bukur i Mehmetit në të 90+3′ i dha avnatazhin por dhe tri pikë Partiaznit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!