Vllaznia e nis me tri pikë ndaj Partizanit, Zguro e lë…

Skënderbeu e AF Elbasani ndahen me nga një pikë, rekord tifozësh në Korçë.

Ka mbyllur llogaritë java e parë e Abissnet Superiore me dy përballjet e orës 20:00. Vllaznia startoi me fitore ndaj Partizanit, ndërsa aventura në elitën e futbollit shqiptar për Elbasanin ka nisur me një pikë në Korçë.

Në “Kompleksin Partizani” vendosi goli i Alivodës në minutën e 30′-të pas një shpërqëndrimi të prapavijës së kuqe. Zguro nuk i shpëtoi dot kartonit të kuq pas momenteve të tensionit, por kjo nuk e pengoi dot Partizanit të ulte ritmin.

Minuta të vështira për t’u administruar nga Vllaznia ato të fundndeshjes me kuqeblutë që edhe pse në avantazh numerik u kërcënuan nga vendasit. Në fund tre pikët shkuan për kuqeblutë.

Sakaq, mes Skënderbeut dhe Elbasanit gjithçka u mbyll në barazim 1-1. Golin e parë e shënuan vendasit me Prençin në fraksion e parë të sfidës, ndërsa për miqtë e ngjitur nga Kategoria e Parë mendoi Bruno Lulaj.

Pas javës së parë me pikë të plota janë vetëm Egnatia, Teuta dhe Vllaznia. Laçi, Tirana, Skënderbeu dhe Elbasani kanë nga një pikë, ndërsa Dinamo, Bylis e Partizani nuk kanë mundur të “arkëtojnë” në start./Sara Gjidiaj/

Abissnet Superiore, Java 1:
Partizani – Vllaznia 1-0 (Alivoda 30′)
Skënderbeu – Elbasani 1-1 (Prençi 18’/ Lulaj 81′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!