Partizani- Vllaznia ‘kartolinë’ e javës së parë, AF Elbasani starti në Korçë

  • Emri zyrtar i futbollit elitar në vend/ Edhe ky edicion ndryshe nga sa u fol ditë më parë, do të mbajë emrin ‘Abissnet Superiore’

Nisi me Dinamo Siti- Egnatia 0-2 dhe Teuta- Bylis 2-1 ndërsa sot radha e Laçi- Tirana, Partizani- Vllaznia dhe Skënderbeu- AF Elbasani.

E para nis në orën 17:00 (Laçi- Tirana) ndërsa dy ndeshjet e tjera të javës së parë në Abissnet Superiore zhvillohen në orën 20:00.

Ndërkohë dueli i ‘Kompleksit Partizani’ ndërmjet Partizanit vendas dhe Vllaznisë së Shkodrës pritet të jetë dhe kartolina e këtij starti kampionati. Fakti që të kuqtë falë dhe organikës aktuale, statusit të nënkampionit të edicionit të kaluar dhe objektivit për të qëndruar mes skuadrave kryesore për titull si dhe rivali historik një tjetër klub që pritet të luajë rol prej pretendenti serioz e bën takimin mjaft të kërkuar.

Po në 20:00 në stadiumin “Skënderbeu” korçarët e Ivan Gvozdenoviç gjëjnë debutuesit e AF Elbasanit. Një duel epik për nga ajo që pritet të ngjasë në fushë. Skënderbeu ka gati gjithë kontigjentin e vitit të shkuar ndërsa verdheblutë e Roberto Bordin vijnë me oreks të madh. Te elbasanasit janë afruar këtë edicion shumë futbollistë me të kaluar në Superiore ndërsa në tribunë pritet të jenë një shtysë e madhe tifozët e tyre.

Java e parë Abissnet Superiore 2024/2025:

17:00

Laçi- Tirana

20:00

Partizani- Vllaznia

Skënderbeu -AF Elbasani

Luajtur dje:

Dinamo- Egnatia 0-2

Teuta- Bylis 2-1/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!