Real e nis nga Majorka, në Londër dueli Çelsi- Siti

Europa bën ‘Europën’ në futbollin kontinental. Starti me 4 kampionatet më të forta nisur këto ditë, ka sjellë edhe impenjimin maksimal të klubeve me emër në kontinentin e vjetër.

Premier League, La Liga, Serie A dhe Ligue 1 luajtën dhe luajnë javën e parë ndërsa ‘top 5’ plotësohet me kampionatin gjerman (Bundesligë) i cili nis më 23 gusht me takimin Borusia Mynshengladbah- Bayern Leverkusen ( 20:30).

Ndërkaq sot në Angli, Spanjë, Itali dhe Francë shumë ndeshje të tjera.

Spikasin duelet Çelsi- Mançester Siti (17:30) në Premier, Kaljari- Roma në Serie A, Majorka- Real Madrid (21:30) e Real Sociedad- Vajekano në La Liga, Renë-Lion në Ligue 1 etj./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!