Banjaia fiton në Austri, merr kreun në MotoGP

Interesant fakti, të tre pilotët e podiumit të sotëm kryesojnë po sipas mbërritjes së garës në Austri.

Françesko Banjaia pasi fitoi dje Garën Sprint duke barazuar me pikë Horge Martin (250) në MotoGP, sot arrin të bëjë ‘bis’ ndërsa në garën kryesore arrin të fitojë sërish në Spielberg.

Piloti italian i Ducati zyrtar edhe në Austri la prapa rivalin për kampion bote në motoçiklizëm spanjollin Horge Martin (Pramac) teksa në këtë raund të 11-të 2024 e sheh vetën me +5 pikë nga iberiku.

Ndërkaq Enea Bastianini plotësoi podimun si vend i tretë në pisten e Spielbeg të Austrisë. Gara e radhës zhvillohet në Aragona (Spanjë) me 1 shtator 2024./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!