Superkupë/ Al Hilal përmbys ‘Ronaldon’, Zhezus i fiton të tëra

Al Hilal fitoi sot ndaj Al Nasr 4-1 Superkupën e Arabisë Saudite. Një duel i cili nisi i barabartë ndërsa në fundin e pjesës së parë 44′) kristiano Ronaldo i dërgoi shifrat në 0-1. Në të dytën supermacia e skuadrës së Horge Zhezus ishte e dukshme pasi në pak minuta përmbysën dhe mbyllën me 4 gola.

Ky ishte trofeu i pestë i tyre në Superkupë duke shtuar gjithnjë e më shumë numrin e trofeve që sot shkoi në 70 total. Praktikisht klubi më i titulluar në Azi. mbetet klubi më i dekoruar në Azi, duke fituar 70 trofe zyrtarë.

Vetëm trajneri portugez i tyre Zhezus ka fituar që pas angazhimit me sauditët në 85 takime 70 ndeshje, barazuar 11 e humbur vetëm 4 humbje.

Në total, eksperti i pankinave ka marrë deri tani 5 trofe. Nën drejtimin e Zhezus, Al Hilal numëron një golevarazh fantastik; 219 gola të shënuar e 67 të pësuar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!