Rkthehet ku e nisi, Shaqiri te Bazel deri në 2027

Pasi u largua nga Çikago pas Kampionatit Europian 2024 me kombëtaren e Zvicrës (shënoi dhe një supergol) në Gjermani, një faqe e re në karrierën e tij hapet për Xherdan Shaqirin.

Pas disa kohësh larg atdheut, si dhe dy viteve të fundit të kaluara në MLS, mesfushori sulmues 32-vjeçar ka vendosur të rikthehet për të veshur zyrtarisht fanellën e Bayelit në Zvicërme të cilën hodhi hapat e parë.

Njoftimi zyrtar për shtyp.

“Pas 12 vitesh jashtë vendit dhe 13 titujve të fituar (dy herë Ligën e Kampionëve), një karrierë globale në disa prej klubeve më të mira në Evropë dhe 125 paraqitjeve për kombëtaren zvicerane, Xherdan Shaqiri kthehet në FC Basel 1893. “Shaq” ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin e tij të preferuar deri në verën e vitit 2027”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!