Problemi/ Senatorët kuqezi në ‘dalje’

Senatorët e Kombëtares në ‘udhëkryq’. Në fakt kështu duhet formësuar pasi në prag të ndeshjeve për Nations League (7 shtator starti), disa prej tyre ose janë pa skuadër ose nuk dëshirohen aty.

Shkas bëhët lajmi i sotëm se Ipsuiç Taun në Angli, po interesohet për sulmuesin Armando Broja të cilin e do nga Çelsi në formë huazimi me të drejtë blerje. Sigurisht që vlerat e tij njihen por kur mendon se atë nuk e do Çelsi që ka kartonin, Fulhem (huazim) e trajtoi gjysmën e sezonit të kaluar si “asgjë”, apo klube të tjera si Milan, Shtutgart, Sauthempton etj që nuk iu shkuan deri në fund negociatave, për të, por dhe vetë Kombëtaren kuqezi, situata nuk vjen mirë.

Ndërkohë edhe Hysaj ka dalë tepër të Lacio. Mbrojtësi 30 vjeçar nuk ka kaluar momente të mira që kur ishte te Napoli i drejtuar asokohe nga Karlo Ançeloti (menjëherë i tregoi stolin). Largimi i Sarrit trajner nga Lacio, me Baronin aktual, Elseidi duket se ka humbur koutat e qëndrimit.

Kësaj liste i bashkohet edhe portieri Etrit Berisha që prej kohësh nuk po qaset. Po ashtu senatori i ri kuqezi Kristjan Asllani. Edhe elbasanasi vijon të qëndrojë në pozicion pritës te Inter. Muçin duan ta largojnë nga Beshiktash e Manaj që as vetë nuk e di nëse do të vijojë te Sivaspor. Për të mos shkuar emrat e tjerë të cilët pritet të shohin poziconte e tyre fill pas mbylljes së meraktos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!