Episod i rëndë racist, Bryzh ndalon 34 tifozë të tij

Masa e ashpër dhe shembullore e marrë nga Klub Bryzh në Belgjikë, pas një episodi të pakëndshëm që ndodhi brenda ‘mureve të shtëpisë’ së tyre.

Klubi ka vendosur të ndalojë aksesin për 34 tifozët që dhanë përshëndetjen naziste përpara ndeshjes kundër Standard Liezh të dielën e kaluar. Dejtuesit e klubit belg deklaruan se nuk do të presin përfundimin e procedurave të Federatës Belgjike të Futbollit (KBVB) dhe do të ndalojë tifozët nga ndeshjet në shtëpi dhe jashtë, pavarësisht vendimit.

‘Bryzh nuk është duke pritur për rezultatin e asaj dosjeje dhe tani po refuzon të pranojë 34 tifozë (24 të identifikuar dje + 10 tifozë të identifikuar sot) në të gjitha ndeshjet e Klubit në shtëpi dhe jashtë. Ne distancohemi nga çdo formë racizmi, neo-nazizmi dhe antisemitizmi”.

Dyshohet se të paktën 5 pjestarë të tyre e kanë të ndaluar hyrjen në stadiume ndërsa me gjasë kanë kënduar këngën e papëlqyeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!