Situata Maks-Red Bull drejt stabilizimit, kampioni rikthehet në…shtëpi

Formula 1 fill pas Çmimit të Madh të Belgjikës ka ndalur për pak pushime. Për të nisur me pjesën e mbetur të botërorit 2024 më 25 gusht. Pikërisht në Holandë vëndin e kryesuesit të deritanishëm Maks Verstapen.

Kampioni i trefishtë i F1 zgjodhi të ‘hapë gojë’ në pisten e SPA (Belgjikë) pasi sipas tij asgjë nuk po shkon si duhet te skuderia austriake e Red Bull.

Fakti që ata nuk kanë fituar asnjë garë në katër Grand Prix e fundit ka tunduar vetë numrin 1 të pilotimit Maks Verstapen.

Gjatë Çmimit të Madh të Belgjikës ai humbi durimin me inxhinierin e tij të garës, Xhanpiero Lambiaze, deri në pikën që pa Kristian Horner, drejtorin e ekipit, të detyruar të organizonte një takim për të qetësuar gjërat.

Ndërkohë probleme të shumëta dhe për pilotin tjetër të Red Bull mekasikanin Serxhio Perez. Sidoqoftë pika e nxehtë Verstapen-Lambiaze sipas holandezit, për momentin është sheshuar. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!