Skandali/ Trajneri i shqiptarëve kryen nevojat në seancë
Rapid i Bukureshtit në përbërje të të cilit aktivizohen shqiptarët Florent Hasani dhe Albion Rrahmani nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin rumun. Në tre ndeshje të edicionit të ri Rapid ka grumbulluar 2 pikë duke mbetur larg kreut që aktualisht mbahet nga tri skuadra me nga 7 pikë.
Mirpo në rrjete po qarkullon një lajm me bazë skandalin e rëndë i cili lidhet me trajnerin irlandezo verior Neil Lenon.
Trajneri akuzohet se ka uri*nuar në fushën stërvitore gjatë një seance përgatitore këtë javë. Klubi i mohon me vendosmëri lajmet, por presioni rritet duke pasur parasysh se paraqitjet dhe rezultatet nuk shkuan ashtu siç dëshironte ai.
Akuzat në lidhje me sjelljen e Lenon janë të pakonfirmuara, por tashmë ato po qarkullojnë masivisht në media si një akt i shëmtuar i kryer. Madje flitet dhe për shkarkim./Sportiim.al/