Guardiola: Haland ka probleme fizike, të nisë seancat…

Pep Guardiola përfiton nga miqësorja parasezonale e Mançester Sitit me Barcelonën për ta parë gotën gjysmëplot. Pavarësisht barazimit 2-2 ndaj katalanasëve dhe humbjes së mëpasshme 4-1 me penallti, trajneri i Qytetarëve u shpreh i kënaqur nga të tijtë.

Nisur fillimisht nga performanca e Xhek Grilish të cilit i dha edhe shiritin e kapitenit. Ai shënoi golin e momentit të barazimit dhe u shfaq në gjendje të shkëlqyer sportive.

Më pas Guardiola foli duke shpjeguar gjendjen fizike të Erling Haland, i cili doli me probleme fizike gjatë ndeshjes kundër Barcelonës së Hansi Flik.

“Ai kishte disa shqetësime, nuk ndihej mirë dhe për këtë arsye nuk luajti në të dytën. Haland kishte disa probleme fizike. Nuk ndihej rehat dhe ne nuk donim të rrezikonim”, tha spanjolli.

Më pas Pep shtoi për norvegjezin si një “paralajmërim”: “Herët a vonë ai do të duhet të marrë inisiativen për t’u stërvitur dhe kërkuar për luajtur minuta. Sezoni është shumë pranë”, komentoi Guardiola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!