Paris 2024/ Sfidë kampionësh në tenis, Xhokoviç kalon Nadal
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/07/xhokoviç-nadal-2024.jpg)
Në 117 ndeshje në ‘Roland Garros’, Rafael Nadal kishte humbur vetëm 5 prej tyre, prej të cilave 3 i kishte me rivalin e sotëm Novak Xhokoviç.
Pikësrisht në fuasht me dhe të kuq, pak çaste më parë, serbi dhe spanjolli në setin e dytë për Lojërat Olimpike Paris 2024, dhuruan emocione të forta.
Nëse në të parin ‘Nole’ fitoi thjeshtë 6-1, në të dytin u pa zgjimi i 38 vjeçarit nga Majorka ndërsa nga shifrat 4-0 me game, barazoi në 4-4.
Me sherbimet e Rafa-s, Xhokoviç mori aktin e 5-të ndërsa mbylli më pas kur raketa kontrollonte topat e radhës për rezulattin final, 6-4.
Kështu me shifrat 2-0, Xhokoviç shkon në raundin e tretë të një kompeticioni tenisi që nuk e ka fituar kurrë.
Lamtumira e Nadal në ndeshjet teke ndërsa tani do të vijojë me takimet dyshe teksa së bashku me Alkaraz do të tentojnë medaljen e Artë./Sportiim.al/