Verstapen i pari, ka një ‘penallti’ për të shlyer

Garë nën pushtetin e motit të keq, nesër në SPA starti në 15:00

F1 para se të marrë pushimet zhvilloi sot provat zyrtare përpara se nesër në pistën e SPA (Belgjikë) të garojë për raundin e 14 të botërorit 2024.

Siç dhe pritej kampioni i trefishtë i Red Bull Maks Verstapen dominoi ndërsa arriti kohën më të mirë në 1′ 53”159, por që do të duhet të kryejë një dënim me 10 vende për shkak të ndryshimeve të bëra në makinë kohë më parë. Piloti i cili nuk ka kaluar momente të mira së fundi, pritet të bëjë të pamundurën për t’u kthyer te suksesi.

Në këto kushte do të jetë piloti i Ferrarit Sharles Leklerk për t’u nisur i pari me holandezin që sipas rregullores në fuqi do të startojë në vendin e 11-të. Në vijen e parë edhe Serxhio Perez me meksikanin e Red Bull që rikthehet protgonist.

Mund të jetë një grafik i 4 persona dhe teksti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!