Kalafiori drejt Arsenalit, Bolonja e përcjell

Ishte zbulim absolut i Italisë në Euro 2024. Rikardo Kalafiori (22) edhe pse axurrët dështuan në turneun madhor, u listua nga shumë klube të mëdha për ta pasur në ‘rozë’. Fitoi Arsenali.

Tani e vetmja gjë që mungon është njoftimi zyrtar, por Kalafiori i thotë lamtumirë Bolonjës duke e përcjellë në Premier League. Lojtari, i shoqëruar nga agjentët e tij Alesandro Luki dhe Alesio Çekarelli, sipas TMW, u nis mëngjesin e sotëm nga Aeroporti Ciampino i Romës drejt Lutonit.

Në Londër ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me Arsenalin./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!