Cikalleshi e Cana në përvjetor lindje, FSHF uron legjendat

Sokol Cikalleshi sulmuesi i Koniaspor, sot ka 34 vjetorin e lindjes. Lojtari kuqezi u la jashtë liste nga Silvinjo në fazën finale Euro 2024 duke ngritur pikëpyetje të shumta në publikun sportiv me zgjedhjet e tij. Megjithatë FSHF nuk e harron, sot ka një urim për kavajasin…

“60 ndeshje me fanellën kuqezi, 13 gola të shënuar, Sokol Cikalleshi feston sot ditëlindjen dhe familja e madhe e futbollit shqiptar i uron sulmuesit suksese në çdo aspekt të jetës! Gëzuar ditëlindjen Sokol!”

Lorik Cana sot feston 41 vjetorin e lindjes. Për kapitenin legjendar FSHF ka një urim special.

“Rekordmeni i ndeshjeve meKombëtaren, kapiten në më shumë se 40 ndeshje, sot i urojmë ditëlindjen Lorik Canës, legjendës kuqezi të Kombëtares! Gëzuar ditëlindjen Lorik!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!