Lojrat Olimpike (XXXIII) Parisi në histori

Rreth 45,000 oficerë policie, 10,000 ushtarë dhe 2,000 roje private të sigurisë do të garantojnë sigurinë e paradës përgjatë lumit Sena, brigjeve të tij dhe monumenteve përreth, raportoi Reuters.

Numërimi mbrapsht ka mbaruar, pas vitesh përgatitjesh, pritjesh, projektesh faraonike dhe planesh sekrete, Parisi tani e gjen veten në qendër të botës. Fillojnë Lojërat Olimpike Paris 2024, 124 vjet pas të parave të festuara në kryeqytetin francez dhe 100 pas garës, Ville Lumiere për herë të tretë është gati të mbetet pa fjalë duke ndjekur varkat në Senë, të cilat – për herë të parë në historinë olimpike do të parakalojnë në një ceremoni inauguruese jo brenda një stadiumi, por duke lundruar në lumë.

Rreth e rrotull, në një sfidë sigurie me përmasa kolosale, 320,000 spektatorë do të mbushin brigjet e Senas: 200 në Lungosena “të lartë”, të tjerët në nivelin e lumit. Të gjithë sytë do të jenë në paradën e atletëve: kampionë si Lebron Xhejms dhe të tjerë do të parakalojnë para tyre teksa pritet të performojnë big të muzikës botërore si Selin Dion e Ledi Gaga.

Ndërkohë mijëra e mijëra specialistë të antiterrorizmit, zyrtarë policie nga dhjetëra vende të mbledhura në Paris, teknikë kundër piraterisë, do të kalojnë natën pa gjumë. Për garantimin e plotë të aktivitetit sportiv global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!