Çështja/ Arteta pret rinovimin, Arsenali vonon

Trajneri spanjoll Mikel Arteta mirëpret Kalafiorin si përforcim ekstra dhe po përgatitet të përballet me një sezon të ri me Arsenalin.

Te Topçinjtë ka optimizëm për një punë që menaxheri-trajner po kryen prej vitesh dhe që synon të ndihmojë klubin londinez të fitojë sërish Premier League.

Ndërkohë Arteta është totalisht i përfshirë në zgjedhjet e klubit, një menaxher 360 gradë që vendos nga fusha në merkato, shprehen në Angli.

Pavarësisht kësaj, siç raportohet nga The Athletic, kontrata e spanjollit skadon sezonin e ardhshëm, më 30 qershor 2025. Të gjithë duken të relaksuar dhe të sigurt se Arteta do të rinovojë, megjithatë ende nuk ka marrëveshje.

Megjithatë, Arsenali beson se për t’u kthyer në rrugën e trofeve të lakmuar, Arteta është ndoshta njeriu i duhur në vendin e duhur: ndërkohë ai ka sjellë një Kupë FA dhe dy Superkupa dhe tani synon të ngrejëtë tjerë trofe, përfshirë dhe Premier League./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!