Bylis pa ‘frena’, prezanton “gjysmë” formacioni

Rikthyer në Superiore, Bylis i teknikut Emanuel Egbo, po pergatitet seriozisht për të garuar edicionin e ri 2024/2025 me dinjitet.

Afrimet e sotme, plot 6 lojtarë tregojnë edhe njëherë vizionin e klubit ballshiot të presidentit Kapllani.

Njoftimi i klubit:

FK BYLIS njofton zyrtarizimin dhe prezantimin e gjashtë lojtarëve:

Wendel Neri Da Conceicao, 26 vjeç, i cili luan si mesfushor qendre, mbrojtës i majtë dhe ëinger, më parë është aktivizuar në shtetin e tij, Brazil.

Walison Martins De Souza, 26 vjeç luan në pozicionin e wingerit dhe krahas shtetit të tij Brazil është aktivizuar edhe në Greqi me skuadrat e Kallamatës dhe Panargiakos.

Bruno Nascimento De Souza, 24 vjeç luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë. ku më parë ka luajtur në Brazil dhe në Portugali.

Klevis Hasanbelli, portieri 26-vjeçar që në Superiore është aktivizuar me Egnatian dhe Erzenin.

Mesfushori i qendrës Henri Sulovari, 21-vjeçari që sezonin e shkuar ishte titullarë në ekipin e Lushnjës.

Mbrojtësi 24-vjeçar Paolo Kasmollari, mbrojtës i djathtë që sezonin e shkuar e mbylli me skuadrën e Lushnjës.

Të 6-të lojtarët janë bërë pjesë e projektit të klubit tonë dhe kanë firmosur kontrata 3-vjeçare, marrëveshja me të cilët është arritur para se skuadra të startonte fazën përgatitore!

I urojmë mirëseardhjen dhe një prezantim sa më të suksesshëm në sezonin e ri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!