AF Elbasani gati, synohet ‘Final Four’

Xhuzepe Agostino do të jetë gardiani i portës së verdhebluve në Kampionatin e Superiores. Prezantimi i tij zyrtar është bërë këtë mesjavë dhe kjo sipas drejtuesve të këtij klubi ishte zgjidhja thuajse perfekte që mund të bëhej.

Portieri 21 vjeçar konsiderohet një nga talentet e futbollit europian.Ai vjen nga ekipi i Triestes pas huazimit te Xhenova.Ai është formuar dhe rritur në Akademinë e Futbollit tëXhenovas duke debutur me shumë sukses në Seria A dhe Seria B me ekipin italian.

Me afrimin e Agostinos ekipi i A.F Elbasani thuajse ka mbyllur merkaton dhe është gati për kampionatin e ri 2024/2025 aty ku elbasanasit synojnë të jenë ndër ekipet pretendente.

Ndërkohë mbrojtja do të jetë e përbërë nga tre lojtarë, përkatësisht me Bruno Lulajn dhe Esin Hakajn nga krahët dhe Kristian Dros në qendër të saj. Moldavi këtë rol e ka bërë vazhdimisht në skuadrat ku ka luajtur më herët, ndonëse është një mesfushor difensiv.

Sa i përket mesit të fushës, Emiljano Musta dhe Xhonatan Lajthia ardhur nga Bylis, zotërojnë krahët, ndërsa Kristi Qose me Endi Halilin në qendër të saj. Në sulm verdheblutë do luajnë me tre lojtarë, Kron Abdiu me Ze Gomesh në krahët e këtij reparti, për të mbështetur Amarildo Gjonin në majën e sulmit.

Me pak fjalë, deri më tani AF Elbasani është kujdesur që të afrojë një formacion të plotë në këtë merkato vere, me shpresën se ndërthurja e tyre me skuadrën e vjetër, do të sjellë më shumë rivalitet dhe cilësi në ekipin e drejtuar nga italiani Roberto Bordin.N

Me gjasë ekipi i presidentit Kujtim Llupa, parë nga zhvillimet në merkato por dhe nga ajo që flitet në koridore, do të tentojë zonën “Final 4”./Fatmir Popja/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!