Struga e Osmanit fiton ndeshjen e parë me armenët

Struga Trim&Lum, ka fituar ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Me ndeshjene zhvilluar në Ohër formacioni strugan fitoi 2-1ndaj Pjunik të Armenisë duke hedhur bazën e një kalimi të këtij turi.

I përherëshmi Besart Ibraimi nga penalltia shënoi për 1-0 në të 8′-ën, ndërsa Lukas Vijela barazoi shifrat në minutën e 23-të.

Në pjesën e dytë Struga e kërkoi me instim golin e avantazhit ndërsa nga minuta e 60-të, miqtë mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi ukrainasi Vakulenko u përjashtua direkt me të kuq. 

Ishte pikërisht Stefan Spirovski ai që realizoi një supergol në minutën e 73-të për rezultatin final 2-1. 

Ndeshja e kthimit aty ku përcaktohet dhe skuadra që ecën në turin e tretë në Conference League zhvillohet pas një jave në Armeni./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!