Sherri hap gjigand, zyrtarizohet te Kaljari në Serie A

Alen Sherri hedh firmën e madhe ndërsa nga sot shkodrani do të jetë pjesë e Serie A me Kaljarin, Lajmin e bën të ditur Sportmediaset i cili i referohet klubit sard me të cilin ish portieri i Vllaznisë, Laçit dhe Egnatias arriti firmën deri në 30 qershor 2027.

Media prestigjoze italiane referuar njoftimit të Kaljarit shkruan:

Kaljari “ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e të drejtës për paraqitjet sportive të futbollistit Alen Sherri i cili lëviz nga Egnatia në mënyrë të përhershme dhe ka nënshkruar kontratë me klubin rossoblù deri më 30 qershor 2027.

Lindur në Shkodër të Shqipërisë, portieri i lindur në vitin 1997 u rrit në ekipin e të rinjve të Vllaznisë, ku debutoi në skuadrën e parë më 12 prill 2015 – në moshën 17-vjeçare – kundër Tiranës ku dy sezone luajti 53 ndeshje ndërmjet kompeticioneve kombëtare dhe kualifikueseve për kupat e Europës.

Pas transferimit te Egnatia me të cilën fitoi Kupën e Kombëtares 22/23 si protagonist dhe në sezonin e sapombaruar, kampionatin dhe kupën e Shqipërisë. Pasi luajti me ekipin U21 të vendit të tij, ai debutoi mes shtyllave për kombëtaren e rritur më 9 nëntor 2022.

Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është një portier i mirë mes shtyllave, i guximshëm edhe me këmbë, një cilësi që ai di ta mbështesë në fazën e konfigurimit. Vendosmëria dhe një dëshirë e madhe për t’ja dalë: mirë se erdhe në Sardenjë, Alen!”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!