IFAB/ Ja rregullat e reja arbitër-kapiten

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) dhe FIFA me qëllim të “përmirësimit të bashkëpunimit në fushë midis kapitenëve dhe gjyqtarëve” dhe “sjelljes së lojtarëve”,zyrtarizon regullat e reja.

Dokumenti titullohet “Vetëm kapiteni mund t’i afrohet arbitrit”. Përmban udhëzimet e nxjerra nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) dhe FIFA me qëllim të “përmirësimit të bashkëpunimit në fushë midis kapitenëve dhe gjyqtarëve” dhe “sjelljes së lojtarëve” dhe të vlefshme për garat ndërkombëtare dhe turnetë e mëdha kombëtare, pas suksesit në eksperimentit në Euro 2024.

Me fjalë të tjera, rrugulli i ri do të shërbejë për të shmangur që tani e tutje gjyqtarët të rrethohen, të sulmohen, të frikësohen pas marrjes së një vendimi, ndonjëherë edhe të shtyrë, “me mungesë të dukshme respekti” për rolin e tyre, “për dëmtimi i imazhit të lojës”.

Ndërsa “një bashkëpunim më i fortë midis arbitrit dhe kapitenëve të ekipit mund të ndihmojë në futjen e drejtësisë dhe respektit të ndërsjellë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!