Ndeshja e ‘Yjeve’, mungojnë Mesi e Suarez

Një ndeshje All-Star pa dy nga yjet më të shumëpritur, atë që MLS po përgatitet të përjetojë: Leo Mesi dhe Luis Suarez, të dy kontigjent i Inter Majemi, sipas asaj që ANSA raporton nuk do të marrin pjesë në eventin e planifikuar për të mërkurën në Columbus, Ohio, në ‘ndeshjen e yjeve’.

Arsyeja? Probleme fizike, për të dy. Ajo që ndodhi me Pleshtin ishte mjaft evidente, pasi atij iu desh të largohej nga fusha në finalen e fundit të Copa America me skuadrën e tij të Argjentinës me një kyç të ënjtur dukshëm shoqëruar me pamjet në lot të 8 herë fituesit të Topit të Artë.

‘All-Star Game’ është një përzgjedhje e lojtarëve më të mirë nga Major League Soccer (SHBA) që do të luajnë kundër atij të kampionatit meksikan:

Klubi i Inter Majemi sqaron:”Mesi nuk është i disponueshëm për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës ndërsa Suarez, i rikthyer në klub ditët e fundit pas 40 ditësh angazhime me kombëtaren, ka probleme me gjurin”. Inter Miami më pas saktësoi se dy sulmuesit do të duhet të mungojnë edhe në ndeshjen e së shtunës së ardhshme kundër meksikanëve Puebla për turin e parë të Kupës së Ligës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!