Dramë në Elbasan, meshkujt kuqezi e pësojnë në fund

Starton në Elbasan Kampionati Europian U18 për meshkuj në basketboll. Shqipëria mundet në sekondën e fundit nga Luksemburgu 82-84

Nga Fatmir Popja

Në Pallatin e Sportit ” Tomorr Sinani ” në qytetin e Elbasanit po zhvillohet Kampionati Europian i Basketbollit për moshat U-18, Divizioni C për meshkuj.

Në këtë event të rëndësishëm sportiv ndërkombëtar marrin pjesë shtatë përfaqësuese, Shqipëria , Luksemburgu, Armenia, Moldavia, Azerbajxhani, Gjibraltari dhe San Marino.

Për pesë ditë, nga mbrëmja e kësaj të martë deri më 28 korrik, Elbasani do të kthehet në epiqendrën e basketbollit europian për meshkuj.

Ndeshja e parë e europianit U-18 ishte ajo midis Shqipërisë dhe Luksemburgut e cila u mbyll me fitoren e kundërshtarëve të Shqipërisë 82-84. Ndeshja u ndoq me interes dhe emocione nga sportëdashësit e pranishën në Pallatin e Sportit ” Tomorr Sinani ” të cilët përkrahën kuqezinjtë tanë por fitorja i’u iku nga duart në sekondat e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!