CL/Ballkani sot në fushë, skuadrat shqiptare në tri ditë…

Me ndeshjen e sotme në orën 18:00 në Podujevë ndërmjet Ballkanit dhe skudres malteze të Hamrun Spartans, nis raundi i dytë i skuadrave shqiptare në Europë.

Në fakt, sot luhet kryesisht në turin e dytë të Champions League por Ballkani dhe disa skuadra të tjera janë të impenjuara në Conference League me duelet e para kualifikuese.

Aty ku nesër dhe pasnesër do të zbresin në fushë të gjitha ekipet shqiptare.

Struga të mërkurën pret Pyunik të Armenisë në Ohër (17:00) ndërsa Deçiç Tuzi po nesër në orën 19:00 në transfertën gjeorgjiane me Dimano Batum.

E enjtja sjell në fushë dy skuadrat e Kategorisë Superiore. Partizani do të luajë me Saburtalon e cila tani mban emrin e ri Iberia 1999. Luhet në Gjeorgji me fillim orën 18:00. Ndërkohë Egnatia ka një provë të vështirë në Rejkjavik me Vikingur me ndeshjen e vajtjes që starton në 20:45.

Sakaq Llapi e ka thuajse të pamundur të matet me Bronby të Danimarkës në udhëtim. Dueli i parë nis po të enjten me fillim orën 19:00./Sportim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!