Spahiu mbyll me Egnatian, fantazisti ka falenderime

Një ndër mesfushorët më të mirë në dy edicionete fundit i thotë lamtumirë Egnatias. Vllaznia dhe AF Elbasani alternativat e reja…

Ish lojtari i Mouscron në Belgjikë, Sebastjan Spahiu pas aventurës në ligat inferiore të Spanjës, zgjodhi të luajë me bardhezinjtë e Laçit për herë të parë në janar 2022 asokohe me trajnerin Mirel Josa në timon.

Më pas lëvizja e mesfushorit drejt Egnatias (verën e kaluar) për të shpërthyer e fituar Kupë e Kampionat me rrogozhinasit. Përfshirja te lista e ndeshjes së fundit Egnatia- Borac Banja Luka por mosaktivizimi për asnjë minutë ngriti pikëpyetje lidhur me mardhënjen e re lojtarë-klub.

Përgjigjen e jep vetë futbollisti me origjinë nga Malësia e Madhe me postimin në rrjete sociale teksa shkruan se ka mbyllur pas një viti me Egnatian. Pista e re duket AF Elbasani por dhe Vllaznia apo një aventurë jashtë vendit…

Postimi i Spahiut:

“Përshëndetje të gjithëve. Ju njoftoj që nga sot nuk jam më pjesë e KF Egnatia pasi arritëm një marrëveshje nga të dyja palët ta mbyllnim bashkëpunimin. Ishte kënaqësi të shkruaj historinë e klubit, të fitonim titullin kampion. Falenderoj çdo tifoz rrogozhinas për përkrahjen e vazhdueshme, shokët e ekipit dhe presidentin Gim Demrozi”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!