Oskar Piastri, Çmimi i Madh i parë në F1
- Garë e çmendur në Hungaroring të Hungarisë, dy pilotë të MekLaren dominojnë kreun, Verstapen përplasje e frikshme me Hamilton.
Historia e Formula 1 merr një trajektore të re. Për herë të parë në karrierë për australianin 23 vjeçar vjen vendi i parë i një Çmimi të Madh. Në fakt të dy pilotët e MekLaren ia dolën të dominojnë garën e 13-të të botërorit 2024 teksa edhe Lando Norris preu vijën e finishit si i dytë në Hungari.
Ishte britaniku i cili u nis nga pole para Piastrit por me zhvillimet e garës dhe pas një ‘urdhëriÇ nga drejtuesit e MekLaren tre xhiro nga fundi, Norris kryesues la të parakalohet nga shoku i tij i skuadrës për t’i dhënë trofeun e garës Oskar Piastrit.
Ndërkohë garë e shoqëruar me një rivalitet prej kampionësh në dy raste mes Luis Hamilton (Mercedes) dhe Maks Verstapen (Red Bull). Në tentativën për të marrë vendin e tretë piloti holandez në të dy rastet në ndjekje, u korrombolua nga Hamilton i cili i mbylli hapësirën kampionit në fuqi duke e nxjerrë jashtë piste e për më tepër duke e rrezikuar të përplasej me murin mbrojtës.
Komisioni ende nuk ka dalë me një vendim…. (nëse do ta marrë). Në vend të tretë Hamilton,Leklerk i katërti ndërsa Verstapen arrin i pesti. F1 do të rikthehet javën e ardhshme me Çmimin e Madh të Belgjikës në qarkun legjendar SPA, i cili do t’i paraprijë pushimit veror të një kampionati gjithnjë e më emocionues./Sportiim.al/