Osimhen pranë PSG-së Lukaku e…zëvëndëson

Sipas ekspertit të merkatos Fabricio Romano, shitja e Viktor Osimhen te PSG është shumë afër. Klubi francez po planifikon të avancojë bisedimet për konkludimin e shpejtë me sulmuesin nigerian.

Vetë futbollisti i ka thënë po projektit të PSG-së dhe dëshiron të lëvizë pas bisedimeve pozitive me agjentin e tij në Paris.

Marrëveshja nuk është përfunduar ende me Napolin, por PSG do të ketë kontakte të reja, duke pritur gjithashtu që pas largimit të Mbapesë te Reali, të planifikojë lirimin e një tjetër sulmuesi.

Nëse Osimhen largohet nga Napoli, pritet që klubi i De Laurentis me Konten trajner, të nënshkruajë me Romelu Lukakun e Çelsit sipas kushteve personale të dakorduara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!