Ministri italian i sportit: Pas dështimit në ‘Euro 2024’ askush nuk mori përgjegjësi

Ministri i sportit në Itali Andrea Abodi hedh ‘dorashkën’: Te Italia futboll nuk ndjejnë përgjegjësinë e dështimit në Europian.

Pas dështimit në Europian, askush nuk mori përgjegjësi” thotë Andrea Abodi, ministri i Sportit, teksa ka bërë disa deklarata për La Gazzetta dello Sport.

Më pas ai ka folur për impiante të ndryshme sportive në Itali duke u fokusuar te përmirësimet eventuale. Napolicalcionews.it raporton lajmin duke evidentuar faktin që sipas ministrit 5-6 stadiume do ti nënshtrohen rikonstruksionit deri në vitin 2026.

“Ne takuam administratat komunale dhe klubet për stadiumet e Bolonjës, Firences, Cagliarit, Parmës dhe Empolit. Dhe ishte takimi i parë në Ministri me kryebashkiakun Manfredi dhe presidentin De Laurentiis për stadiumin në Napoli.

Më në fund arritëm te ideja se ne të gjithë punojmë së bashku për të rizhvilluar dhe rigjeneruar thellësisht stadiumin ‘Maradona’, shpresoj që i njëjti efekt do të jetë në Romë ose Milano, ku më duket se ende mungon një zgjidhje përfundimtare”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!