E rrallë, pulëbadhat mbyllin impiantin sportiv në Invernes (Skoci)

  • Klubi i ‘High Life’ refuzon heqjen e foleve dhe vezëve nga zona e kampit sportiv. Do të garohet në fushë alternative.

Një objekt sportiv në Invernes (Skoci) është mbyllur për shkak të një pushtimi të pulëbardhave, të cilët sulmuan njerëzit aty pranë dhe mbuluan me mbeturinat e tyre sipërfaqet e fushës.

Highland Hockey Club kanë konfirmuar se u është dashur të mbyllin sipërfaqen artificiale në Bught Lane për shkak të shqetësimeve për shëndetin dhe sigurinë në lidhje me një infektim të shpendëve.

Fusha e hokejt e cila përdoret gjithashtu për të pritur ndeshje futbolli të ligës së 5-të, janë pushtuar plotësisht nga pulëbardhat.

Sipërfaqja është e mbuluar me jashtëqitje, fole dhe pupla të shpërndara, ndërsa ata që janë mjaft të guximshëm për t’u afruar, sulmohen nga zogjtë ‘padronë’.

Klubi njoftoi në rrjetet e tyre sociale se fusha sportive është e mbyllur deri në një njoftim të dytë, duke shtuar se ata do të lëshojnë një përditësim të mëtejshëm pasi çështja të zgjidhet.

“Për shkak të çrregullimit dhe sasisë së pulëbardhave në zonë, kampi është i mbyllur për arsye shëndetësore dhe sigurie.

Kampi do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ne do t’ju përditësojmë nëse dhe kur ka përmirësime”, thuhet në deklaratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!