Sherri drejt Kaljarit në Serie A
“Sky Sport’ shkruan se Alen Sherri portieri aktual i Egnatias është shumë pranë Kaljarit që militon në Serie A.
Portieri shkodran teksa ka mbrojtur edhe portën e Vllaznisë dhe Laçit me kalimin te rrogozhinasit ka fituar kampionaint dhe dy Kupa të Shqipërisë.
26 vjeçari është grumbulluar edhe me kombëtaren A të Shqipërisë teksa kjo aventurë eventuale te sardët pritet ta ndihmojë atë për të qënë në vëmendje të klubeve të tjerë të kampionatit italian.
Ndërkaq te arkat e Egnatias do të shkojnë rreth 500 mijë euro. Kështu Sherri pasi ka provuar në 2018 me Savonën ka gati lëvizjen e dytë në Itali.
Fillimisht Fernando më pas Ibrahimoglu dhe tani radha e një tjetër futbollisti të klasit të lartë te Egnatia që pritet të lëvizë së shpejti./Sportiim.al/