Flik: Barça rrethohet nga drejtues e tifozë pasionantë, jam i vlerësuar

Barcelona e re me Hansi Flik në timon pritet të konfirmohet në ndeshjet zyrtare. Klubi Blaugrana po tenton të afrojë dy futbollistë klasi si Dani Olmo e Niko Ulliams por në planet e presidentit Johan Laporta ka dhe të tjerë emra me mundësi afrimi. E gjitha për të rivalizuar Realin i cili duket absolut në kontigjent e performancë.

Megjithatë afrimi i trajnerit Flik në fillim të verës shihet si burim energjie të skuadrës së famëshme katalanase.

Vetë gjermani ka deklaruar se tani e ndjen peshën e klubit teksa ka thënë:

“E ndjeva pasionin e njerëzve që në ditën e parë. Tifozët, presidenti dhe të gjithë ata që punojnë këtu, kanë një pasion të jashtëzakonshëm për këtë klub. Unë kam devotshmërinë për të bërë më të mirën për këtë skuadër, pasi duam që njerëzit të përjetojnë emocione të forta sa herë që janë në stadium apo para ekranit. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”.

Oferta?
“Kur erdhi oferta nuk u mendova gjatë. Pashë që Barcelona bënte një futboll fantastik dhe mbi të gjitha vlerësonte maksimalisht akademinë. Të gjithë sot flasin për të rinjtë që rriten këtu. Unë dhe stafi im ndihemi të vlerësuar dhe mezi presim debutimin me skuadrën në ndeshje zyrtare”, theksoi trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!