CL/ Partizani, Tirana dhe Vllaznia, sfida vendimtare europiane

  • Tre skuadra të Superiores luanjë fatet e kualifikimit, të gjitha nisen nga barazimet respektive në të vajtjes.

Sot dita e së vërtetës për tre skuadrat e Superiores në Europë. Partizani, Tirana dhe Vllaznia do të jenë të impenjuara këtë të enjte me ndeshjet e kthimit në Ligën e Konferencës.

Do të nisë Partizani me nënkampionët e vendit të cilët do të luajnë në Maltë me Marsaslok me fillim orën 19:00. Ndeshja e parë përfunduar 1-1, disa mungesa (Taipi, Mintongo të pafederuar, Sembene dhe Murataj në dyshim) teksa drejton garën maqedonasi verior Igor Stojçevski e gjitha për t’u parë. Shehi: “Kualifikohemi”.

Në 20:00 në ‘Elbasan Arena” radha e Tiranës e cila përballet me Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë. Sfida e vajtjes u ndal te barazimi 1-1 mirpo bardheblutë e pjesës së dytë treguan se pavarësisht rinovimit tërësor nga viti i kaluar, mund të kalojnë kaukazët e Torpedos. Arbitër i ndeshjes çeku 29 vjeçar, Dalibor Çerni.

Ndërkaq Vllaznia– Valur e Islandës një tjetër ndeshje e rëndësishme e skuadrave shqiptare. Luhet në 20:30 me shkodranët e Brdariç të cilët nisen nga barazimi 2-2 i duelit të parë. Aty ku pati insituata jashtë fushe që sipas klubit vendas ishin jashtë kornizave të futbollit.Mungesë e madhe Ardit Deliu (kartonë).

UEFA duket se e ka marrë seriozisht këtë takim pasi fillimisht kishte vendosur që ndeshja në Shkodër të gjykohej nga azeri Kamal Umdlu por më pas ka ndryshuar vendim teksa ka vendosur që ndeshja të gjykohet nga italiani Simone Soza. /Isuf Myrtaj/

Ndeshjet e kthimit sot 18 korrik 2024:

Marsakslok- Partizani (1-1) 19:00

Tirana- Torpedo Kutaisi (1-1) 20:00

Vllaznia- Valur (2-2) 20:30

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!