Vjen zyrtarizimi, Morata bëhët lojtar i Milanit

Milani më në fund jep goditjen e parë, dita e Alvaro Moratas ka ardhur. Sulmuesi spanjoll iu nënshtrua vizitave mjekësore sot në Madrid i shoqëruar nga një përfaqësues i stafit mjekësor të kuqezinjve.

Më pas kaipteni i Spanjës nënshkroi një marrëveshje për katër vitet e ardhshme (plus një) me pesë milionë euro në sezon plus bonuse.

“Arsyeja e kësaj zgjedhjeje ishte besimi ndaj Zlatan (Ibrahimoviç), Fonsekës dhe skuadrës. Mezi pres të filloj, që nesër do të stërvitem, por më parë duhet të kaloj pak me familjen time”.

Drejtuesit e kuqezinjve (së bashku me ndërmjetësin e FIFA-s dhe agjentin Bozo) janë në Madrid për t’i paguar klauzolën 13 milionë euro Atletiko Madridit dhe për të ndjekur nga afër vizitat e kapitenit 31-vjeçar të kampionit të Evropës, Spanjës, i cili më pas do të niset për pushime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!