Egnatia-Borac shkon me penallti, fiton skuadra boshnjake

Champions League ndeshja e kthimit: Egnatia- Borac 2-1 (0-1)(Ibrahimoglu 16′, Xhoel 82’/ Lukiç 30′)

Në një ambient të ngrohtë sportiv, Egnatia luajti sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve përballë boshnjakëve të Borac banja Luka. Një ndeshje që mbart në vetvete më shumë se një rezultat të mirëfilltë sportiv….

Pjesa e parë u mbyll barazim 1-1. Fillimisht shënoi Ibrahimoglu në 16′ më pas Lukiç vendos balancën në të 30′.

Pjesa e dytë sheh rrogozhinasit më kërkues teksa në të 82′ pas një aksioni model nga e djathta topi shkon te këmbet e Zhoel i cili shënon për 2-1.

Në shtesën 2×15′ Egnatia në mënyrë të pakuptimtë uli ritmin e fundit të kohës 90′ duke u treguar aspak një skuadër me nerv. I vetmi që gjatë gjithë lojes ishte në lartësi Ibrahimoglu nuk mjaftoi. Sikundër dhe Redi Kasa që u përpoq të alarmonte në të djathtë.

Një skudër e lodhur apo dëshira për të goditur apo pritur penalltitë. Aty ku sskuadra nga etnia serbe në Bosnjë Hercegovinë fitoi 1-4.

Ndërkohë më herët Struga u mund 1-2 nga Slovan Bratislava duke larë duart me Ligën e Kampionëve./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!