Kategoria e Parë/ Zbardhet kalendari i edicionit futbollistik 2024-2025

Ditën e sotme në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” u zbardh edhe kalendari i edicionit të ri futbollistik 2024/2025 i kampionatit “Kategoria e Parë”.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e mediave dhe përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët mësuan nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij sezoni në 33 javë, ndërsa shorti u hodh nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Parë”, 24 gusht 2024:

Kukësi – Erzeni

Flamurtari – Burreli

Vora – Apolonia

Korabi – Lushnja

Pogradeci – Kastrioti

Valbona – Besa

Ashtu sikurse edicioni i kaluar, edhe në këtë sezon të ri futbollistik, që do të ngrejë siparin më 24 gusht 2024 dhe është planifikuar të mbyllet më 19 prill 2025 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.

Në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Erzeni, FK Kukësi, KS Kastrioti, Flamurtari FC, Pogradeci, KS Korabi, FK Apolonia, Valbona, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora.
Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”, ndërsa e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha sfidat:

Kalendari i plote i kampionatit Kategoria e Pare per sezonin futbollistik 2024-2025

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!