Finale ndaj Spanjës/ Sauthgejt pa risi, nis me Kejn e …Foden

Finale ndaj Spanjës, në tentativen e dytë radhazi pas asaj të Euro 2020 (luajtur në 2021) këtë mbrëmje për Anglinë.

Trajneri i tyre Garet Sauthgejt, nuk pritet të “rrezikojë” shumë në rreshtimin e formacionit për finalen e Kampionatit Europian, të planifikuar për sonte kundër Spanjës në orën 21:00.

Me gjasë, Foden do të gjejë sërish një vend në 3-4-2-1 të trajnerit britanik, pavarësisht një turneu zhgënjyes deri më tani. Siç raporton “Sportmediaset”, atij dhe Belingamit do t’i besohet detyra për të ndezur Herri Kejn, i konfirmuar në qendër të sulmit. Ky është formacioni i mundshëm i anglezëve për sfidën ndaj spanjollëve:

ANGLI (3-4-2-1): Pikford; Uolker, Stones, Guehi; Saka, Maino, Rajs, Tripier; Foden, Belingham; Kejn. Tr: Sauthgejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!