De la Fuente: Anglia e fortë, djemtë e mi e meritojnë fitoren

Spanjë-Angli, sonte ora 21:00 në finalen e madhe të Euro 2024.

Në prag të finales së Euro 2024, këtë mbrëmje në Berlin, trajneri i Spanjës Luis De La Fuente përpiqet të heqë pak presion nga lojtarët e tij.

Ai përsëriti nevojën për të luajtur aktin e fundit të turneut pa adoptuar qëndrime të ndryshme taktike në krahasim me ato të treguara deri më tani.

“Jemi në një moment të jashtëzakonshëm, të luash një finale të Kampionatit Europian është një nga objektivat më të mëdha sportive. Do t’u them lojtarëve të luajnë me përqendrim, por edhe të argëtohen sepse kanë punuar shumë dhe ka ardhur koha për të mbledhur rezultatet e punës së bërë”.

Ata e meritojnë fitoren. Finalet janë menduar për t’u luajtur. Askush nuk u dha asgjë këtyre djemve, ata e pushtuan vetë atë.”

Më pas ai foli ndër të tjera edhe për Anglinë: “Ata kanë potencial fantastik futbolli. Ne duhet ta përballojmë ndeshjen me armët tona dhe të bëjmë më pak gabime se kundërshtari. Nëse ata do të jetë në gjendje të japin më të mirën e tyre ne duhet të jemi më të suksesshëm se ata”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!