Alkaraz-Xhokoviç, finalja nis me spanjollin dominues

E mundi vjet në finale, Alkaraz përballë Xhokoviç sërish me klas….në Slam-in e Wimbledonit

Ka nisur në orën 15:00 finalja e madhe e ‘Wimbledon’-it mes Karlos Alkaraz dhe serbit Novak Xhokoviç.

Ky duel i cili pritet të zgjasë disa orë, nisi mirë për ballkanasin por ende pa u mbyllur ‘game’ i parë spanjolli i talentuar ia doli të përmbysë dhe të fitojë këtë raund.

Edhe në të dytin falë klasit të tij dhe tensionimit të Noles, shifrat shkuan në 2-0. Më pas vjen reagimi i Xhokoviç për 2-1 teksa rezultati vijon të qëndojë në favor të Alkaraz 5-1…

Mbyllet seti i parë 6-2 për Alkaraz.Pjesa tjetër e finales pa histori, Alkaraz (21 vjeç) fiton 3-0 duke mundur për herë të dytë radhazi serbin Xhokoviç (36 vjeçar)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!