Euro 2024/ Si vjen Spanja në finale, historiku i kombëtares së De la Fuente

  • Spanja është e vetmja kombëtare që ka fituar tre tituj radhazi të Europës dhe të Kupës së Botës: Euro 2008, Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

Spanja e madhe e këtij europiani 2024, së paku deri sot një ditë para finales së nesërme në Berlin me Anglinë (21:00), ka treguar siguri në fushë e për më tepër në shifra teknikë.

Kombëtarja iberike e shortuar në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë arriti tre fitore….

Vendi i parë Grupi B
3-0 kundër Kroacisë (Berlin, 15 qershor)
1-0 kundër Italisë (Gelsenkirchen, 20 qershor)
1-0 kundër Shqipërisë (Duseldorf, 24 qershor)

Raundi i 16-të
4-1 kundër Gjeorgjisë (Këln, 30 qershor)

Çerekfinale
2-1 kundër Gjermanisë (Shtutgart, 5 korrik)

Gjysmëfinale
2-1 kundër Francës (Mynih, 9 korrik)

Finale kundër Anglisë (Berlin, 14 korrik)


Euro trofe: 1964, 2008, 2012.
Finalet e mëparshme të Euro: 1964 (Fituar 2-1 kundër Bashkimit Sovjetik), 1984 (Humbur 2-0 kundër Francës), 2008 (Fituar 1-0 kundër Gjermanisë), 2012 (Fituar 4-0 kundër Italisë)

Rrugëtimi deri tani në Gjermani 2024
La Roja e nisi Europianin në formë të shkëlqyer, duke fituar të tria ndeshjet dhe duke shënuar pesë gola e mbrojtur të pa prekur portën e saj.

Spanja mori golin e saj të parë në turne në një sukses 4-1 në raundin e 16-të kundër Gjeorgjisë. Lamine Jamal bëri histori duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë në Euro, më pas asistoi kundër Gjermanisë në kohën shtesë në çerekfinale.

Në gjysmëfinale kundër Francës Jamin Jamal theu një tjetër rekord duke shënuar një supergol që më pas u pasua nga goli i fitores nga Dani Olmo.

Nëse Spanja triumfon nesër, do të bëhet skuadra e parë që fiton katër herë një Europian.

Trajneri: Luis de la Fuente
Një ish-mbrojtës krahu i Klubit Athletik Bilbao, me të cilin fitoi La Ligën, De la Fuente (63 vjeç) mundi Italinë dhe Kroacinë si trajner i Spanjës, duke fituar Ligën e Kombeve të UEFA-s verën e kaluar. Më parë fitoi Europianin me U19 (2015) dhe U21 (2019).

Menaxheri ka krijuar një atmosferë, mentalitet dhe stil të jashtëzakonshëm loje që kur mbërriti në turne dhe skuadrës i pëlqen të luajë për të./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!